Osmani takon minstrin Mehaj pas zhvillimeve të fundit - diskutohet për sfidat e sigurisë
Pas ngjarjeve të disa ditëve në veri të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë këtij diskutimi u trajtuan ngjarjet e fundit në vend dhe problemet e sigurisë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë. Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.” - thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.