Osmani takon Milatoviqin: Diskutuam domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundi mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Podgoricë, ku u takua me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq.
Në një postim në Twitter, presidentja Osmani shprehu kënaqësinë e saj për takimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe synimin e përbashkët për afrimin me institucionet euroatlantike.
“Mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin që afrojmë vendet tona me institucionet euroatlantike,” - shkroi Osmani në Twitter.
Postimi:
Pleased to meet President @JakovMilatovic during the SEECP Summit in Podgorica.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 27, 2023
Good opportunity to discuss recent developments and the necessity to bolster cooperation to move our countries closer to Euro-Atlantic institutions. 🇽🇰🇲🇪 pic.twitter.com/k0sGEqw1Wl