Osmani takon mërgatën shqiptare në Nju Jork - NACIONALE

Osmani takon mërgatën shqiptare në Nju Jork

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet me palë në ndryshme në ShBA.

Ajo ka tregua se mbrëmë ka takuar mërgatën shqiptare në Nju Jork.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka falënderuar shoqatën “Ulqini” për pritjen e organizuar.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme