Osmani takon kancelarin Scholz: Diskutuam për hapat e nevojshëm përpara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë një samiti në Berlin.
Osmani ka shkruar në Twitter për bisedën që ka pasur me Scholz, ku ka thënë se më të ka diskutuar për hapat e nevojshëm përpara.
“Në Berlin, gjithashtu në margjinat e @SOËG_Berlin2023, pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara.” – ka shkruar fillimisht Osmani.
Më tej, ajo ka thënë se e ka falëndëruar Scholzin për mbështetjen për lirmin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
“Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë.” – përfundon shkrimi i Osmanit.
Kujtojmë se për situatën e krijuar në vend, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më partnerët ndërkombëtarë.
In Berlin, also in the margins of @SOWG_Berlin2023, I had the opportunity to engage in an exchange with Chancellor Olaf Scholz where we discussed about the necessary steps forward.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 18, 2023
Expressed appreciation for 🇩🇪 ’s support & clear stance on the immediate release of our policemen. pic.twitter.com/Zj7jWcJ6bc
