Osmani takohet me Macron në Granada të Spanjës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Granada të Spanjës ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.
Osmani ka shpërndarë pamje nga takimi në profiling e saj në Facebook.
Ndryshe më herët Presidentja e vendit paralajmëroi se nuk do të takohet me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili poashtu ndodhet në Granada në kuadër të këtij Samiti.