Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës: Folëm për qëllimet e përbashkta në mbrojtje të paqes e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në ShBA me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë.
Ky takim, është zhvilluar në margjina të Samitit të NATO-s.
“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë.” – ka shkruar ajo.