Osmani takohet me komandantin e KFOR-it: U prezantuan vlerësimet e situatës së sigurisë në vend - NACIONALE

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it: U prezantuan vlerësimet e situatës së sigurisë në vend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutas.

Presidenca përmes një komunikate, ka njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, ku komandanti ka treguar vlerësimet e situatës aktuale në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.”

Në fund, presidenca njofton:

“Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”.

Lajme të ngjashme