Osmani solidarizohet me Izraelin: Të tmerruar nga sulmet terroriste - NACIONALE

Osmani solidarizohet me Izraelin: Të tmerruar nga sulmet terroriste

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën në Izrael, shtet i cili është sulmuar sot nga militantët e Hamasit.

Në një postim në X, Osmani ka shprehur solidaritetin e plotë për popullin dhe shtetin e Izraelit. Tutje, shefja e shtetit ka shkruar se është e tmerruar nga “sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm”.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave.” –ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme