Osmani: Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar veteranët e UÇK-së për ndër të Ditës së Veteranit.
Ajo ka vlerësuar se në këtë ditë kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje.
Sipas shefes së shtetit, sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit.
“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë. Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!”, është thënë në njoftimin e Presidentes.