Osmani pritet nga Abazoviqi, publikon pamje nga takimi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Malin e Zi, ka takuar edhe kryeministrin Dritan Abazoviq.
Osmani përmes një shkrimi në llogairnë e saj në Facebook, ka thënë kanë diskutuar për jetësimin e orientimit kah e ardhmja euroatlantike.
Tutje, thuhet dy vendet përafrohen edhe më shumë nga komuniteti shqiptar në Mal të Zi, dhe ai malazez në Kosovë.
“Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet.” – ka thënë Osmani.
Postimi i plotë i presidentes:
Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me Kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët.
Dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet.