Osmani pret sot në takim Edi Ramën e Tony Blairin - NACIONALE

Osmani pret sot në takim Edi Ramën e Tony Blairin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot pret në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Takimi do të mbahet nga ora 09:00 dhe sipas njoftimit pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Gjithashtu, presidentja Osmani pritet që sot të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi Osmani-Rama do të mbahet në ora 08:00.

Këto takime po mbahen në kuadër të aktiviteteve për ndër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e aktiviteteve të Presidentes Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit, për nesër (10 qershor 2024)

Në orën 08:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim z. Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe z. Blair do të deklarohen për media.

Në orën 16:00, Presidentja merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lajme të ngjashme