Osmani pret në takim Memli Krasniqin në ora 17:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pret në takim edhe kryetarin e PDK-së, Mmeli Krasniqi.
Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
"Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj", ka thënë Klaiqi.
Një burim brenda Presidencës ka treguar për gazetën se takimin do të fillon në ora 17 : 00.
Gjatë ditës presidentja Osmani ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në të dy takimet ka qenë prezent edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.
Pas takimit, i pari i AAK-së ka treguar se me shefen e shtetit kanë folur për gjendjen e sigurisë në vend.
“Kosova edhe në të kaluarën është përballë me rreziqe të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është terrorizëm i pastër. Është e logjikshme të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë vazhdon edhe më tutje. Pra është prezent rreziku. Nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat e tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar në aleatët tonë të sigurisë. Për me e ruajt jetën të atyre që i shërbejnë atdheun. Edhe Afrimi është vëllai i dikujt, bashkëshort e baba i dikujt. Nëse rrisim bashkëpunimin me aleatët tonë të sigurisë, shpëtojmë jetë. Kur kemi edhe besimin politik.” – ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, për takimin ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.
“Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm.”, ka shkruar Abdixhiku.