Osmani përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit: Me heroizmin e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar të dëshmorët e rënë në masakrën në Rogocë të Hasit.
Osmani ka shkruar se në 24-vjetorin e kësaj masakre i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë.
Ajo tutje ka thënë se me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës.
“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu. Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t'u jemi mirënjohës përjetë e do t'i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta!” – ka shkruar Osmani.
