Osmani për Trumpin: Ai i bën gjërat më ndryshe, dhe ndonjëherë ka më shumë sukses - NACIONALE

Osmani për Trumpin: Ai i bën gjërat më ndryshe, dhe ndonjëherë ka më shumë sukses

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë me Mario Nawfal, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për presidentin amerikan, Donald Trump dhe kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian e NATO-s.

Aty, Osmani ka thënë se duke marrë parasysh kontributin në Evropë, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë kur flasin për disa gjëra që sipas tyre, "nuk janë të bazuara në vlerat që u besojnë".

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut historik për një Evropë të lirë dhe në paqe Është një kontribut që askush nuk mund ta fshijë, apo ta vendosë në pikëpyetje. Dhe mendoj që për shkak të atij kontributi historic që solli liri në Evropë, ShBA ka çdo të drejtë të flasë kur ka disa gjëra që ata mendojnë se nuk janë të bazuara në vlerat që ata u besojnë dhe besimeve që ndajnë” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Tutje, Osmani u shpreh se nuk sheh që deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance apo presidentit Trump të rrezikojnë në ndonjë mënyrë BE-në.

“Kështu që nuk mendoj që fjalimi i zv.presidentit amerikan JD Vance apo deklaratat e azhdueshme që dëgjojmë nga presidenti Trump po rrezikojnë në ndonjë mënyrë SBE-në. Krejt e kundërta, mendoj që është një thirrje për t’u zgjuar për Evropën që të punojë më shumë në mbrojtjen e saj, dhe në këtë mënyrë të mbrojë edhe interest e saj”.

Madje sipas saj, Trump i bën gjërat në një mënyrë më ndryshe, e cila siç shprehet ajo, ndonjëherë është më e suksesshme.

“Nuk mendoj që lidhja mes ShBA-së dhe Evropë është në rrezik. Thjesht, presidenti amerikan ka një mënyrë më ndryshe për t’i bërë gjërat, ka një qasje ndryshe për t’i zgjidhur problemet dhe ndonjëherë kjo del të jetë më e suksesshme se çfarë kemi parë në të kaluarën.

Kështu që besoj që ai do ta vazhdojë përkushtimin e tij në NATO” – tha Osmani.

Lajme të ngjashme