Osmani për takimin në Ohër: Duhet të shfrytëzohet kjo energji e fokusuar e komunitetit ndërkombëtar - NACIONALE

Osmani për takimin në Ohër: Duhet të shfrytëzohet kjo energji e fokusuar e komunitetit ndërkombëtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot nga ora 10:30 pritet që të mbahet takimi në Ohër në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë ka folur edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi i sotëm politik, ngaqë siç thotë ai përkushtim dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar nuk ka pasur asnjëherë. Duhet të shfrytëzohet kjo energji e faktorit ndërkombëtar.

Ne jemi këtu për të mundësuar një dialog, por edhe për të inkujaruar palët të marrin modelin nga ne. Ky takim po mbahet në të njëjta hapësira fizike ku edhe është mbajtur takimi për marrëveshjen e Ohrit. Në shpresojmë përkushtim më të madh ndërkombëtar. Duhet të shfrytëzohet kjo energji e fokusuar e komunitetit ndërkombëtar në një kontekst shumë të rëndësishëm gjeopolitik, për shkak se në këto rast duhet të vlerësohet edhe momentumi politik”, ka thënë Osmani për Kanal10.

Lajme të ngjashme