Osmani për draftin e Asociacionit: Është “fake news”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serb, i cili është publikuar dje, është “fake news”.
Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se një draft i tillë kurë nuk i është dorëzuar institucioneve të Kosovës.
“Është ‘fake news’, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sekretari amerikan Blinken rikonrimoi se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka folur edhe për propozimin franko-gjerman.
“Sa i përket iniciativës franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje”, është shprehur ajo.
Sa i përket kërkesës së të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, për shtyrjen e vendimit për targat për 10 muaj, ajo ka thënë se kjo është çështje e sundimit të ligjit.
“Ekziston një grup i vogël i serbëve që akoma nuk e kanë bë këtë ndryshim dhe nuk e kanë bërë sepse kërcënohen nga banda kriminale që paguhen nga Vuçiqi. Shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen këto kërcënime të bandave në raport me serbët lokalë. Është çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e serbëve lokalë ndaj këtyre bandave”, ka thënë Osmani.