Osmani për 42-vjetorin e protestave: Studentët e asaj kohe dëshmuan se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme - NACIONALE

Osmani për 42-vjetorin e protestave: Studentët e asaj kohe dëshmuan se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për demonstratat e vitit 1981 ka thënë se janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë. Duke theksuar se studentët e asaj kohe kanë dëshmuar se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri e shtet është e patjetërsueshme.

Ajo thotë se, sakrifica e tyre e trasuan rrugën për liri e shtet, duke i kujtuar ata që kanë rënë në këto demonstrata.

Postimi i plotë:

"Demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë. Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë. Demonstratat e nisura më 11 mars 1981 u pasuan edhe nga shumë protesta të tjera, por me synimin e njëjtë. Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme. Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet. Në këtë përvjetor kujtojmë studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare!".

Lajme të ngjashme