Osmani: Pavarësisht se e gjatë, rruga për integrim evropian është e vetmja për Kosovën
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka shkruar nga Forumi Evropian i Alpbach, ku po mer pjesë, karshi përfaqësuesve të shteteve të tjera.
Osmani është shprehur se vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, duke shtuar se sado e gjatë e e mundshimshme të jetë rruga e integrimit evropian është e vetmja për Kosovën.
E plotë:
Një Evropë e guximshme!
Kjo ështe tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.
Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.
Familja euro-atlantike është familja jonë!