Osmani pas takimit me veteranët: Do ta analizojmë Ligjin për Pagën Minimale - NACIONALE

Osmani pas takimit me veteranët: Do ta analizojmë Ligjin për Pagën Minimale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se zyra e saj do ta analizojë Ligjin për Pagën Miniamle dhe do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë e saj.

Kjo vjen pas takimit me përfaqësuesit e veteranëve, ku në njoftim janë dhënë disa detaje.

“Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Presidentja Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.” – ka thënë ajo.

Po ashtu, Zyra e presidentes do ta analizojë ligjin, dhe më pas do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

“Sipas Presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive.

Në këtë takim, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre.” – thuhet në fund të njoftimit.

Lajme të ngjashme