Osmani: Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian - NACIONALE

Osmani: Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për vlerat e përbashkëta të shqiptarëve dhe hungarezëve.

Duke folur para studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd në Hungari, Osmani ka vlerësuar se në shekullin XV shqiptarët dhe hungarezët kanë qëndruar krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian.

Sipas saj, edhe sot të dy popujt kanë vizione të njëjta për të ardhmen.

“Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, në një Evropë që po ndryshon, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar”, ka thënë Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.

Lajme të ngjashme