Osmani në Reçak: Mohimi i masakrës nga Serbia, përbën krim të dyfishtë
Presidentja Vjosa Osmani pas homzheve në Reçak, tha se mohimi i kësaj Masakre nga Serbia, e bën krimin të dyfishtë.
“Në këtë 27 vjetor të Masakrës së Reçakut, kujtojmë viktimat e kësaj masakre të llahtarshme.
Reçaku dhe plagët e Reçakut akoma flasin sepse dhimbja është ende e freskët si për familjet po aq edhe për popullin e Kosovës sepse akoma nuk ka pasur drejtësi për krimet që janë kryer këtu.
Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po të njëjtën mendësi.
Me mohimin e Reçakut, ata po bëjnë krim të dyfishtë.
Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu por gjithkund në botë.
Ajo që ka ndodhur këtu ishte krim kundër njerëzimit, ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukë popullin tonë nga faqja e dheut” – tha Osmani.