Osmani në konferencën e Mynihut zhvillon takim me presidenten sllovene - NACIONALE

Osmani në konferencën e Mynihut zhvillon takim me presidenten sllovene

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në Konferencën e Mynihut. Atje Osmani ka takuar homologen e saj sllovene, presidenten e re të këtij shteti Natasha Piric Musar.

Në fotografitë e publikuara nga Osmani thuhet s egjatë takimit me presidenten sllovene folën për forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve.

“Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike,”- ka shkruar Osmani.

“Bashkëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të Presidentes së re Nataša Pirc Musar,”- ka shkruar tutje ajo.

Lajme të ngjashme