Osmani me thirrje për partitë: Nuk e kemi luksin të presim, krijojeni një koalicion të shumicës - NACIONALE

Osmani me thirrje për partitë: Nuk e kemi luksin të presim, krijojeni një koalicion të shumicës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë kompromis në mënyrë që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Ajo në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, tha se është për të ardhur keq që populli i Kosovës nuk i ka ende të funksionalizuara institucionet.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

“Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme