Osmani me Ramën në ShBA: Koordinuam qëndrimet e përpjekjet e përbashkëta - NACIONALE

Osmani me Ramën në ShBA: Koordinuam qëndrimet e përpjekjet e përbashkëta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në margjina të Samitit të NATO-s.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkta.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.” – ka shkruar ajo.

Vlen të theksohet se dje, Osmani u takua edhe me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Lajme të ngjashme