Osmani me kryediplomaten gjermane: Rikonfirmuam partneritetin e fortë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbovck, për çka tha se bashkërisht “rikonfirmuam partneritetin e fortë” mes dy vendeve.
“Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani.
Postimi i plotë:
Me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve. 🇽🇰🇩🇪