Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi.
Në 26 vjetorin e vrasjes së tij, ajo ka kërkuar që të zbardhjet e rasti.
Sipas tij, zbardhja e rastit në fjalë është obligim i institucioneve të Kosovës.
“Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës. Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës. Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni. Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, ka vlerësuar Osmani.