Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian të mbajtur në Austri.
Atje ku diskutimet u fokusuan tek hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend, si dhe perspektivat e Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO”, tha Osmani.
“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vijoi ajo.