Osmani ia thotë në sy Borrellit: Serbia të mbahet përgjegjëse - NACIONALE

Osmani ia thotë në sy Borrellit: Serbia të mbahet përgjegjëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Josep Borrellin, shef i diplomacisë së BE-së, me të cilin ka diskutuar sulmin terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

Në një postim në X, Osmani ka shkruar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktin.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit të BE-së, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, ka shkruar ajo në X.

Lajme të ngjashme