Osmani i përgjigjet Qeverisë Kurti dhe Taravarit: "Do mendonte dy herë, "me veprime të koordinuara" - NACIONALE

Osmani i përgjigjet Qeverisë Kurti dhe Taravarit: "Do mendonte dy herë, "me veprime të koordinuara"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fushatë e ashpër elektorale po bëhet në Kosovë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Maqedoninë Veriore. Përmes zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Bujar Osmani është sulmuar për planin 9-pikës të OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri. Ndërkohë, Osmani ka reaguar për këto sulme dhe ka pasur një paralajmërim për kandidatin tjetër për president, Arben Taravarin, ku ky i fundit përkrahet nga kryeministri, Albin Kurti.

Kandidatit për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguarpasi u bë temë një plan që e kishte hartuar gati tash një vit më parë.

Duke ia rikthyer planin e OSBE-së për shtensionim të situatës në veri të fillim-qershorit të vitit të kaluar, Osmani ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës të cilët u hodhën në sulm, por edhe ndaj kundërshtarit të tij në garën për president, Arben Taravarit.

Osmani ka kërkuar nga Taravari që të mos futet në lojëra elektroale të cilat nuk i njeh dhe mund të dëmtojnë interesin e Kosovës.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës!” – ka shkruar ai.

Më tej, ai pati edhe një mesazhe të qartë.

“Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara.” – përfundon shkrimi i Osmanit.

Çka tha zëdhënësi i Qeverisë Kurti?

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në cilësinë e zëdhënësit, ka goditur direkt kandidatin për president nga BDI-ja, Bujar Osmanin.

Përparim Kryeziu e ka përmendur planin e OSBE-së rreth situatës në veri muaj më parë, në kohën kur Osmani e udhëhiqte presidencën e OSBE-së.

Një plan që dihej kohë më parë se ishte realizuar nga Bujar Osmani, por që Kryeziu duket se e ka kuptuar tani.

Teksa fillimisht shtjellon këtë plan, Kryeziu në fund të shkrimit sulmon Osmani duke thënë se po e sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndërkohë, për sulmin e Qeverisë së Kosovës, pati shumë reagime të cilët kundërshtuan ashpër përfshirjen e tyre në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në garën për president përkrah kandidatin Arben Taravarin.

Lajme të ngjashme