Osmani flet në telefon me presidentin e Finlandës, në fokus zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë - NACIONALE

Osmani flet në telefon me presidentin e Finlandës, në fokus zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Ajo ka bërë me dije se me mikun e Kosovës kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe të sigurisë.

Në llogarinë e saj në X, Osmani ka shkruar se me homologun finlandez kanë biseduar edhe për raportet në mes të dy vendeve.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme