Osmani falënderon deputeten britanike: Kosova është më e fortë me aleatë si ju - NACIONALE

Osmani falënderon deputeten britanike: Kosova është më e fortë me aleatë si ju

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur mbrëmë në takim deputeten britanike. Alicia Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani ka falënderuar për deputeten britanike për mbështetjen që po i jep Kosovës.

Shefja e shtetit ka vlerësuar se Kosova është me e fort me aleatë si deputetja britanike.

“Mirë se erdhët në Kosovë, deputete Alicia Kearns! Populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës. Kosova është më e fortë me aleatë si ju!”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme