Osmani falënderon Çekinë që ndihmoi Kosovën për vizat - NACIONALE

Osmani falënderon Çekinë që ndihmoi Kosovën për vizat

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Presidentja Vjosa Osmani, ka falënderuar Republikën e Çekisë, me rastin e përmbylljes së presidencës së tyre në Këshillin Evropian.

Çeka gjatë presidencës së saj e ndihmoi Kosovën përgjatë tërë mandatit të saj, në mënyrë që çështja e vizave të ecën përpara.

Osmani ka theksuar faktin se Çekia e ka ndihmuar shumë Kosovën që të lëviz përpara në rrugën evropiane.

Postimi i Osmanit:

Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian, Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme