Osmani e uron Zelenksyn për pavarësinë: Lavdi Ukrainës
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e ka uruar homologun e saj nga Ukraina, Volodymyr Zelensky, për ditën e pavarësisë së shtetit të tij.
Në urimin e saj, Osmani ka shkruar se Kosova ka qëndruar pranë kombit ukrainas.
“Urimet tona më të ngrohta për Presidentin Zelenskiy dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë. Përballë luftës së paprovokuar, ukrainasit i kanë treguar botës një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, forcë dhe vendosmëri të palëkundur. Kosova ka qëndruar pranë jush dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ndërsa mbroni kombi juaj dhe përpiquni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme “Lavdi Ukrainës” ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.
Our heartfelt wishes to President @ZelenskyyUa and the people of Ukraine on Ukraine’s Independence Day.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2024
In the face of an unprovoked war, Ukrainians have demonstrated remarkable resilience, strength, and unwavering resolve to the world.
Kosovo has stood with you and will… pic.twitter.com/BYBWftQIrq