Osmani e uron Pavelin për zgjedhjen e tij si president i Çekisë - NACIONALE

Osmani e uron Pavelin për zgjedhjen e tij si president i Çekisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Petr Paveli-n për zgjedhjen e tij si president i Republikës Çeke, duke thënë se mezi pret të punojë me të në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Osmani, poashtu i ka uruar Pavel-it suksese në detyrën e re.

"Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si president i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku në ndërtimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke në lartësi të reja",-ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme