Osmani e tërheq kërkesën për seancën konstituive, gjyqtari Llaban cenon sigurinë kombëtare - NACIONALE

Osmani e tërheq kërkesën për seancën konstituive, gjyqtari Llaban cenon sigurinë kombëtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media, ka treguar se e ka tërhequr, lëndën në Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit e për ndarjen e kompetencave. Kjo sepse sipas saj për gjyqtarin që u caktua si raportues, e që është Radomir Llaban ka informacione, se e cenon sigurinë kombëtare.

“Dua ta rikujtoj opinionin publik, që saktësisht para një viti patëm ngritur çështjen e sigurisë dhe rrezikun që paraqet z.Llavan, për Kosovën. Konsideroj se caktimi i Llavan për raportim në këtë rast paraqet rrezik nacional. Është absurde që ky gjyqtar të jetë i caktuar për këtë rast. Andaj ne e kemi tërhequr lëndën pikërisht për ta mbrojtur kushtetushmërise dhe rendin juridik, si dhe sigurinë e vendit.”

Osmani ka përmendur, 'iformatat e konfirmuara' për gjyqtarin serb.

"Për Radomir Llaban, ka informacion, tashmë të konfirmuar se është i përfshirë në veprimtari të rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se 'i vjen keq' që një çështje kaq e rëndësishme do të mbetet pa u trajtuar, siç është ajo e ndarjes së kompetencave.

Lajme të ngjashme