Osmani e takon kryediplomatin e Kenias, e falënderon për njohjen
Presidentja Vjosa Osmani e ka takuar Ministrin e Jashtëm të Kenias, Musalia Mudavadi, të cilin e ka falënderuar për aktin e njohjes së Kosovës si shtet.
Ajo ka bërë me dije se njohja e Kosovës nga Kenia kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka treguar për temat që kanë diskutuar me kryediplomatin e Keniasë
“Pas vendimit historik për njohjen e Kosovës nga Kenia, në Turqi u takova me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi, të cilin e falënderova edhe një herë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë. Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë”, ka shkruar Osmani.