Osmani e quan Rugovën arkitekt të Pavarësisë, Demaçin veç veprimtar - NACIONALE

Osmani e quan Rugovën arkitekt të Pavarësisë, Demaçin veç veprimtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, së bashku me kryeministrin Albin Kurti e kryekuvendarin Glauk Konjufca kanë vizituar varret e familjes Jashari në Prekaz.Aty ka mbajtur një fjalim të shkrutër para mediave zonja Osmani, e cila përmendi familjen Jashari, duke theksuar se po nderojnë sakrificën e guximin e tyre.

Ndërsa kur foli rreth vizitave të mëhershme, zonja Osmani iu referuar ish-presidentit Ibrahim Rugova si president historik e arkitekt të Pavarësisë, ndërsa Adem Demaçit, ish të burgosurit politik e simbolit të rezistencës, vetëm si veprimtar.

“Për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, trimërinë dhe guximin e tyre nëpërmjet të cilëve u vunë themelet e forta të shtetit. Kurse pak më herët natyrisht nderuar edhe presidentin historik, Ibrahim Rugovën, arkitektin e shtetit të Kosovës, veprimtarin Adem Demaçi. Natyrisht që bëmë nderime te monumenti i personave të pagjetur” – theksoi presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme