Osmani e luan gjeostrategen: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Moska humb - NACIONALE

Osmani e luan gjeostrategen: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Moska humb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il fatto quotidiano”, e ku foli për çështje të ndryshme, përfshirë dialogun me Serbinë e situatën aktuale politike e të sigurisë në veri.

Por, Osmani u pyet edhe për çështje globale. Gazetari i “Il fatto quatidiano” e pyeti rreth ndikimit të luftës së Ukrainës në regjionin ballkanin dhe nëse Rusia e Serbia janë një aks i rrezikshëm edhe për Ballkanin .

Zonja presidente tha se po aksi ruso-serb është një rrezik i madh.

“Po, është një rrezik i madh. Lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Moska humb, ndryshe do të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për paqen ndërkombëtare” – tha Osmani.

Lajme të ngjashme