Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit - NACIONALE

Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Pas homazheve do të ketë deklarim për media.

Kujtojmë se Zahir Pajaziti u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Pajaziti ishte një ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, Zahir Pajazitit iu nda dekorata më e lartë shtetërore të Kosovës, Urdhri ‘Hero i Kosovës’.

Lajme të ngjashme