Osmani e ashpër me BE-në: Po ua hap derën atyre që shkojnë te Putini, po e bllokon Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikua BE-në më qasjen ndaj Serbisë.
Para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet sot në Tiranë, ajo ka thënë se BE-ja ua ka hapur derën atyre që shkojnë te presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, dhe e kanë bllokuar Kosovë.
“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së. Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, ka thënë Osmani.