Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për dialogun Kosovë – Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për dialogun Kosovë dhe Serbi.
“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë.” – ka bërë të ditur ajo.
Osmani falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE.
I thank @USAmbOSCE Carpenter for the invitation to meet with QUINT & EU representatives at the @OSCE.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 31, 2023
We discussed recent developments related to KS-SRB dialogue, 🇽🇰’s successes in strengthening democracy & our joint efforts for lasting peace and security in our continent. pic.twitter.com/pqu6l2tOpE
