Osmani, deputetes britanike: Faleminderit për ekspozimin e agjendës destruktive të Serbisë
Në një postim në rrjetin social “X”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj deputetes britanike Alicia Kearns për përpjekjet e saj për të ekspozuar agjendën e dëmshme dhe destabilizuese të Serbisë.
Osmani më tej ka premtuar të ruajë vlerat e përbashkëta dhe të forcojë demokracinë në vend.
“Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!”, ka shkruar Osmani.
Thank you @aliciakearns for your tireless efforts in exposing Serbia’s destructive & destabilising agenda.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 7, 2023
Grateful to all signatories for their strong support for Kosovo’s sovereignty & democracy.
Together, we'll safeguard our shared values and strengthen democracy! https://t.co/49wD4P7aVA
Në postimin e Kearns, të cilin Osmani e ka shpërndarë, ajo ka shkruar se “ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”.
10 Chairs of Foreign Affairs Committees and 56 Parliamentarians have called on the US, EU & UK to change our approach to #Kosovo and #Serbia.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 6, 2023
We need deterrence diplomacy, where we ensure there is balance in our dealings, and we do not repeat the mistakes of the past. 1/ pic.twitter.com/zEYsvTNFP3