Osmani bisedon në telefon me Presidentin e Kroacisë: E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë - NACIONALE

Osmani bisedon në telefon me Presidentin e Kroacisë: E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Sipas njoftimit të Presidentes, e para e vendit me Presidentin e Kroacisë, floën për zhvillimet e fundit në Kosovë. Pa u dhënë më shumë detaje aty thuhet se Osmani e falënderoi Kroacinë, për mbështjetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E plotë:

Kënaqësi të bisedoj me Presidentin Milanović. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme si një kontribuues i rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme