Osmani ankohet për sjelljen e ndërkombëtarëve: E kanë trajtuar Kosovën sikur ta ketë pushtuar dikënd - NACIONALE

Osmani ankohet për sjelljen e ndërkombëtarëve: E kanë trajtuar Kosovën sikur ta ketë pushtuar dikënd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, sot gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në qytetin e Dragashit.

Nga atje, ajo është deklaruar edhe rreth masave që i vendosi bashkësia ndërkombëtare.

“Përshtypja ime është se shumë shtete nganjëherë e kanë trajtuar Kosovën ato ditë sikurse Kosova ta ketë pushtuar dikënd. Kosova nuk e ka pasë pushtuar asnjë territor të shtetit fqinj. Kosova ka vepruar në territorin e republikës së saj.” – tha Osmani.

Shefja e shtetit vlerësoi se masat e BE-së nuk nxitin bashkëpunim.

“Nuk është përgjigje që e nxit bashkëpunimin, është përgjigje që më së shumti i bënë dëm procesit të dialogut e qet atë në një rrafsh, jashtë binarëve në të cilën do të duhej të ishte, ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.” – ka theksuar Osmani.

Lajme të ngjashme