“Organet hetimore të nxitojnë”: A po e kërkon Donika Gërvalla hetimin e mediave? - NACIONALE

“Organet hetimore të nxitojnë”: A po e kërkon Donika Gërvalla hetimin e mediave?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë një deklaratë të çuditshme teksa ka komentuar incizimet e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës e Milan Radoiçiq.

Ajo ka lënë të kuptohet se organet hetuese duhet të hetojnë mediat, dhe realiteti medial në Kosovë duhet të ndryshojë.

Gërvalla ka kërkuar që hetuesia të nxitojë në punën e saj, duke aluduar se inicizmet e Kusari-Lilës me Radoiçiq janë manipulime.

“Kalon ajo fazë, i uroj zonjës Kusari të mos e humbas motivin për punë. Dhe dua të shpresoj që organet tona hetimore të nxitojnë pak sepse nëse hapet dera e cila po testohet me këtë rast, atëherë ndoshta këtë herë do ta pësoj kjo qeveri, por njëherë e përgjithmonë do të ndryshoj realiteti medial, njëherë e përgjithmonë. Nëse tolerojmë manipulime të tilla të tmerrshme”, ka thënë Donika Gërvalla në Kanal10.

Ajo më pas ka akuzuar gazetarët se këto incizime i kanë marrë nga Lista Serbe.

Lajme të ngjashme