Opozitari serb i reagon bashkëpartiakut të Vuçiqit: Unë s'i përkrah çetnikët, s'e përkrah luftën - NACIONALE

Opozitari serb i reagon bashkëpartiakut të Vuçiqit: Unë s'i përkrah çetnikët, s'e përkrah luftën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb Vladimir Gjukanoviq ka bërë një numër të madh postimesh, e në të cilat ka kërcënuar sigurinë e Republikës së Kosovës me fjalor të presidentit famëkeq rus, Vladimir Putin.

Ai ka përdorur arsyen që kishte përdorur edhe Putini për të pushtuar Ukrainën: “denazifikimin”.

Gjukanoviq ka kërkuar që të denazifikohet Ballkani, e në këtë rast Kosova, duke thënë edhe “Fitore Serbisë” pas deklaratave të sotme luftënxitëse nga Vuçiqi.

Por, opozitari serb Balsha Bozhoviq në mënyrë të shkëlqyer ka kundërshtuar retorikën e z. Gjukanoviq.

“Unë nuk i përkrah ustashës... as çetnikët. Lufta nuk është opsion për qytetarët e Serbisë. Ashtu si Putini, ju përdorni termin “denazifikim” për të justifikuar agresionin tuaj ndaj kombeve, identiteteve dhe politikave antifashite që ju pengojnë të realizoni ëndrrën e një Serbie të madhe.” – ka shkruar ai në Twitter.

Lajme të ngjashme