Opozita e ndërpret seancën, niset drejt RTK-së
Partitë opozitare e kanë ndërprerë seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohej për aferën me ambalazhuesve të ujit.
Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelar Tahirti, i cili kishte thirrur këtë seancë, ka thënë se tani do të nisen drejt RTK-së, si shenjë proteste që ky televizion sot nuk e ka transportuar në kanalin RTK1 seancën e sotme të Kuvendit
“Ne do ta ndërpresim seancën për një arsyeje të vetme që para RTK ta mbajmë një press konferencë dhe t`i adresojmë çështje të cilat në brengosin jashtëzakonisht shumë. Sjella e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit është e patolerueshme”, ka thënë Tahiri.