O’Brien thotë se Kosova e ka premtuar themelimin e Aosicacionit: Pres të diskutohet edhe në Nju Jork - NACIONALE

O’Brien thotë se Kosova e ka premtuar themelimin e Aosicacionit: Pres të diskutohet edhe në Nju Jork

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien mëngjesin e së shtunës ka qëndruar në Beograd, atje ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Një prej çështjeve që ai e ka përmendur gjatë konferencës për media, ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në hyrje të fjalës së tij, O’Brien u shpreh se me Vuçiq, e filluan bisedën rreth seancës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai mes tjerash u shpreh se “Kosova ka premtuar implementimin e obligimit për formimin e Asociacionit”.

Sipas “REL”, ai ka thënë se kjo çështje, pres të jetë temë edhe në Nju Jork.

“Është e një rëndësië kyçe që serbët në Kosovë të kuptojnë se si do të jetë jeta e tyre. Nëse ekziston shqetësimi se komuniteti ndërkombëtar nuk po ndihmon, shpresoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përmbushur premtimin që i kemi dhënë vetes dhe të tjerëve. Unë pres që kjo të jetë një temë në Nju Jork. Politika ndërkombëtare ndaj komunitetit serb mbështetet në themelimin e Asociacionit.” – është shprehur ai.

Ndryshe, të hënën pritet të mbahet mbledhja e radhës në Kombet e Bashkuara, ku Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe BE-ja përsërit thirrjen për Asociacionin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të premten në një konferencë për media, e konsideroi këtë si një çështje urgjente, pa zgjidhjen e së cilës, Kosova mund të ketë pasoja.

“Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet ta implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja.” – u shpreh ai.

Stano paralajmëroi pasoja edhe për Serbinë, nëse nuk i respekton obligimet që ka marrë në procesin e Brukselit.

“Nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut.” – ka thënë Stano.

Lajme të ngjashme