“O’ të rrnofshin fjalët zoti Nikaj”: PDK premtim zgjedhor se e ndërrojnë draft-Statutin e Asociacionit
“O’ të rrnofshin fjalët zoti Nikaj, se ky është premtim shumë i madh”.
Në mes të tingëlluarit ironik dhe shpresues, gazetari Dukagjin Gorani, iu kthye bashkëfolësit të tij në Pressing të T7, zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikajt, kur ky i fundit bëri një “premtim publik...me kredibilitet” se me të ardhë PDK në krye të shtetit e ndërron ose pastron nga përmbajtjet ekzekutive dhe tej-kushtetuese draft-Statutin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.
Bernard Nikaj: Premtoj publikisht që një qeveri tjetër (me PDK-në) e ndryshon draftin në mënyrë konstukritve.
Dukagjin Gorani: O’ të rrnofshin fjalët zoti Nikaj...
Bernard Nikaj: O’ publikisht...
Dukagjin Gorani: Ky është premtim shumë i madh...
Bernard Nikaj: Me PDK-në, po të garantoj që ka hapësirë për përmirësim për draftin.
Dukagjin Gorani: Pra ju po më thuni që ky draft efektivisht mundet me u ndryshu?
Bernard Nikaj: Po, me kredibilitet po të them që ky draft ndryshohet..
Në një debat në Pressing të T7 rreth situatës së integrimit të mëtejmë euro-atlantik të vendit të kushtëzuar thuajse katërcipërisht nga përparimi drejt themelimit të Asociacionit – siç është rasti me ngecjen në fazën e fundit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës – tema u kthye te kjo strukturë: Asociacioni.
“Realiteti politik ndërkombëtar është që Kosovës i kërkohet një Asociacion. Pikë. Ka mbaru kjo punë”, tha Nikaj, por se PDK si forcë politike “kurrë në kushtetuese nuk e çon këtë draft ekzistues”.
Bashkëbiseduesi tjetër, profesori Valon Murati, i reagoi menjëherë:
“Pra, kryeministri po bën mirë që s’pe çon?”
Bernard Nikaj: O’ pritëm bre njiherë (Valon).
Dukagjin Gorani: Po qashtu p’i bjen.
Bernard Nikaj: Po jo bre nuk i bjen qashtu bre Dug. Sepse prej sot deri me 17 një 4 statute të Asociacionit kulturor me kompetenca që i parasheh Kosova munden me u draftu dhe m’u çu në GJK.
Besnik Tahiri: Kërkesa është e Gjermanisë e Francësa që po të thonë ta kom jep qët draft, qët draft duhesh me çu, ndash me pas votë (për KiE).
Bernard Nikaj: A të ka lut ai ty një vit bëje ti ni draft? Deshta dy sende me i komentu...
Dukagjin Gorani: Deshta me marrë frymë, po që don edhe e ndali qatë s’e bëj
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveç se e quajti këtë kusht nga Franca, Gjermania dhe Italia ndaj vendit për KiE, tha se “ja dhanë penall” Albin Kurtit në kohë zgjedhore.
“Kurti po do m’i ik, ky është vit zgjedhor, fatmirësisht ja kanë qit penall edhe bashkësia ndërkombëtare, që me thanë 'unë nuk e bëj' Asociacionin, e ne me fol për Asociacionin, e me ik dështimit të qeverisë më të dobët “ever”. Një urë katër metra s’kanë mujt me shtru. Një shkoll nuk u hy nuk u dalë, një rrogë kund nuk u rrit”, tha Tahiri.
“Besoni 1 miliard e 225 miliardë për dy vjet e gjysmë nuk janë hy në punë. Shëndetësia llom. Një ligj s’kanë mujt bre në kuvend me sjell qe 3 vjet që 6 herë ka qenë në agjendën legjislative”, shtoi ai.