Në shi e temperatura të ulëta, policët kosovarë vazhdojnë patrullimin në veri - NACIONALE

Në shi e temperatura të ulëta, policët kosovarë vazhdojnë patrullimin në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njësitet e Policisë së Kosovës ka disa ditë që janë stacionuar në pjesën veriore të Kosovës. Kjo pas incidenteve që ndodhën në Mitrovicën e veriut ditëve të fundit.

E si rrjedhojë policët kosovarë në shi e temperature të ulëta shihen duke patrulluar në veriun e Mitrovicës.

Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës janë rritur sërish të shtunën, pasi është raportuar për bllokada në rrugë dhe aktivizim të sirenave.

Në Rudarë të Zveçanit dhe në Leposaviq - të dyja komuna me shumicë serbe - janë bllokuar rrugët, teksa në Mitrovicën e Veriut janë dëgjuar edhe sirenat.

Lajme të ngjashme